Viberi prezanton tiparin e ri “Secret Messages”

000VIBER1

Platforma e mesazheve Viber ka prezantuar një tipar të ri të quajtur “Secret Messages”, përmes së cilës ju lejon që të caktoni kohën për largimin e mesazheve tuaja nga biseda.

GSMArean shkruan se kjo funksionon shumë thjeshtë – ju merrni një foto dhe nëse mendoni që ajo të mos qëndrojë përgjithmonë, klikoni mbi orë dhe vendosni se sa sekonda fotoja do të jetë aty. Është pothuajse si Snapchati, dhe kur personi tjetër e shikon foton ajo do të zhduket përgjithmonë.

Kur e postoni foton në fillim është e turbullt për ju dhe personin tjetër, dhe kur hapet, më pas mund të shikoni gjurmën e fotos.

Viber thotë se, “ju vendosni se çka duhet dhe nuk duhet të jetë pjesë e përhershme e bisedës tuaj”.

Një tjetër tipar që Viber ka sjellë është “Instant video messages” – vetëm klikoni dhe e mbani ikonën për incizimin e videos, dhe video 30 sekonda do të jetë rrugës për t’u ngarkuar kur ta lironi butonin.

Përditësimi tashmë është në dispozicion në Google Play dhe App Store.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.