Apple Mac me shitje rekorde

Gjiganti teknologjik Apple ka njoftuar të martën se linja e kompjuterëve Mac ka shënuar shitje rekorde prej 7.2 miliardë dollarësh, duke e mposhtur cakun e vendosur para tre vjetësh për 300 milionë dollarë.
“Mac jo vetëm që është kthyer fuqishëm, por ka gjeneruar shitjen më të madhe në histori”, ka thënë shefi i Apple-it, Tim Cook, raporton CW, .
Apple ka njoftuar se ka shitur rreth 5.37 milionë njësi Mac gjatë tremujorit të fundit të 2016-s.
LEXO TE NGJASHME



















