Hulumtuesi zbulon një mënyrë sesi të fshijë çfarë videoje në Facebook

000foto fb n m

Metoda e Melamed është çuditërisht shumë e thjeshtë dhe bazohej në ekspozimin e një URL e cila mund të interceptonte ngarkimin e një videoje në Facebook Hulumtuesi i sigurisë Dan Melamed ka zbuluar një mënyrë interesante për të fshirë pothuajse çdo video në rrjetin social Facebook dhe ky i fundi e shpërbleu atë me 10,000 dollar për raportimin e saj.

Metoda e Melamed është çuditërisht shumë e thjeshtë dhe bazohej në ekspozimin e një URL e cila mund të interceptonte ngarkimin e një videoje në Facebook.

Ndërsa po ngarkoni një video provë, Melamed arriti të interceptonte kërkesën e përdoruesit për të postuar videon me këtë parametër:

composer_unpublished_photo[0]=<Video ID>

“Video ID” i referohet një kodi identifikues specifik për videon që Melamed po ngarkonte. Ndërsa ai po ngarkonte videon, hulumtuesit mund të ndryshonte ID-në e saj në ID-në e çdo videoje ekzistuese në rrjetin social.

Facebook menjëherë shfaqte një mesazh gabimi. Kështu, Melamed fitonte kontroll total mbi videon që nuk e kishte ngarkuar vetë. Në këtë mënyrë ai mund të modifikonte cilësimet e saj, të çaktivizonte komente ose ta fshinte terësisht.

Interesante? Nëse dëshironi ta provoni, është e kotë. Facebook e ka riparuar këtë problem sigurie. 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.