Ferma qe te gjithe do e kishin zili, perimet vilen 18 here ne vit

Perimet qe rriten ne serra zakonisht prodhohen 4 here ne vit, e shumta 8 here. Krejt e kunderta ndodh ne nje ferme "magjike" te fshatit Dongxingxing te provinces Shandong te Kines Lindore, ku perimet mund te vilen 18 here brenda nje viti. Pronari i saj eshte Guo Lei, ish-diplomat 40 vjeç, qe ka punuar ne ambasaden e Kines ne Tel Aviv. Sipas konceptit tradicional kinez, puna per organe administrative shteterore eshte ideale, shkruan Radio e Jashtme e Kines.
Ne vitin 2016, mbi 1 milione veta moren pjese ne provimin kombetar, per 26 mije vende pune ne qeverite e niveleve te ndryshme. Nder to, diplomati eshte nje nder profesionet me te pelqyera, perqindja e pranimit te te cilit eshte vetem 3%. Por, Guo Lei i tha gazetarit te "Beijing Youth Daily" Zhao Meng se nuk pendohet per doreheqjen nga puna ne ambasade, sepse puna aktuale i pelqen me shume.
Pas diplomimit universitar ne vitet 90' te shekullit te kaluar, Guo Lei kaloi provimin kombetar dhe u be zyrtar prane Drejtorise se Nxitjes se Investimeve te Distriktit Ekonomik te qytetit Qingdao. Disa vjet me vone, ai u emerua ne Ministrine e Tregtise ne postin e sekretarit te jashtem tregtar. Nga viti 2004 deri ne vitin 2008, Guo punoi ne ambasaden e Kines ne Izrael si atashe ekonomiko-tregtar. Pas perfundimit te mandatit ne vitin 2008, ai u dorehoq, duke i thene lamtumire nje kariere 10 vjeçare si punonjes shteti. Ne syte e shume njerezve dhe familjareve te tij, Guo rrezikoi te ardhmen e ndritur me nje vendim teper te nxituar. Por, ai ka arsyet e veta per kete.
"Gjate qendrimit ne Izrael, pervetesova gjuhen hebreje dhe merresha me shkembime ekonomike midis dy vendeve. Kisha mjaft miq, qe kur mesuan se po perfundoja mandatin katervjeçar, me kerkuan te qendroja dhe te punoja per ta. Mendova se ne krahasim me punen administrative, biznesi me intereson me shume. Per kete qellim dhashe doreheqjen dhe u bera perfaqesues i nje firme izraelite ne Kine", keshtu e shpjegon Guo Lei arsyen e doreheqjes nga puna ne shtet.
Ne vitin 2008, rroga mujore e Guo-s ishte me pak se 5000 juane(725$). Kurse nga puna si perfaqesues i kompanise izraelite ai fiton mbi 40000 juane(5800$) ne muaj. Mirepo, kushtet e kontrates ishin vertet te rrepta: ajo nenshkruhej çdo vit dhe nuk rinovohej nese nuk arriheshin objektivat e shitjes.
Nen kete presion te madh, pas punes 4 vjeçare ne kompanine izraelite Guo Lei filloi biznesin e vete ne vitin 2012.
LEXO TE NGJASHME



















