Pakistani teston raketa të reja duke e vazhduar garën bërthamore me Indinë

000 raketa

Ushtria pakistaneze ka thënë se ka kryer me sukses testet e raketave të reja tokë-tokë dhe të cilat kanë mundësi të bartin koka bërthamore deri në 2200 km.

Testet e 24 janarit janë të dytat për Pakistanin brenda një muaji, duke e shtyrë para garën me armë me Indinë. Më 10 janar, Pakistani e ka testuar edhe raketën e parë të lansuar nga një nëndetëse.

India, vitin e kaluar e ka testuar një sistem anti raketor që është i disenjuar për të zbuluar raketa që mbajnë koka bërthamore.

Testet e fundit raketore reflektojnë ngritjen e tensioneve në mes të dy shteteve fqinje që kanë armë bërthamore.

Këto dy vende kanë luftuar tri herë ndërmjet veti prej pavarësimit nga Britania në vitin 1947.

Vitin e kaluar, zyrtarët e Pakistanit kanë shprehur shqetësime serioze rreth testimeve të sistemit anti-raketor të Indisë.

Ministri i jashtëm pakistanez, Sartaj Aziz, i ka thënë Senatit të Pakistanit se kjo mund të çojë deri te prania e tepruar e armëve bërthamore në Oqeanin Indian.

Të dyja vendet kanë kryer teste të rregullta raketore balistike prej vitit 1998.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.