iPhone 8 do të karikohet pa tela?

8888 ajfon8 iphone 8 features

Në këtë pikë është gati se e qartë se iPhone i ri i këtij viti, i cili mund të vijë si iPhone 8 ose iPhone X, do të lansohet me karikuesin pa tel. Një raport i ri që vjen nga Kina e ka konfirmuar këtë raport.

Sipas burimeve të industrisë, Lite-On Semi është një prej furnizuesve të Apple, kompani kjo që do të merret me prodhimin e karikuesit pa tela të telefonit të ri nga Apple.

Thashethemet mbi teknologjinë e adapterit pa tela vijnë në të njejtën kohë me ato që spekulojnë se iPhone 8 do të ketë pjesën e prapme të ndërtuar nga xhami, gjë që ka kuptim pasi që karikuesi pa tela do të funksiononte më vështirë në një trup metalik.

Disa prej raporteve tjera spekulojnë se Apple do të sjell tri telefona të ri gjatë vjeshtës – iPhone 8 me ekran AMOLED prej 5.7 inç, iPhone 7s dhe iPhone 7s Plus.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.