Swarovski pergatitet per nje smartwatch

svarovski

Marka e njohur ”Swarovski” është gati të hyjë në segmentin e smartwatch-ëve të tipit “Android Wear” në pjesën e parë të vitit 2017.

Ky lajm erdhi në mënyrë të papritur, gjatë konferencës për shtyp të gjigantit “Qualcomm” në CES 2017.

Në fakt prodhuesi i procesorëve ka konfirmuar se pikërisht produkti i tij “Snapdragon” i dedikuar për “smartwatch”-t do të përdoret nga “Swarovski” për orën e tij të parë smart.

Prezantimi pritet të bëhet gjatë edicionit të radhës së “BaselWorld” më 23 mars, që është salloni botëror më i rëndësishëm përsa i përket sektorit të orave.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.