Cfare duhet te dini nese keni me shume se 150 shoke ne Facebook

Perdorimi i rrjeteve sociale po rritet ndjeshem dite e sotme, ndersa shume persona kane mani per te rritur edhe numrin e miqve. Por, sipas nje studimi eshte thuajse e pamundur te keni me shume se 150 miq aktive ne rrjetin social te krijuar nga Zuckerberg.
Kjo eshte konfirmuar nga nje studim i publikuar ne “Social Networks”, i cili ka analizuar te dhenat e mbi 130 mije profileve aktive ne ‘Facebook’, duke zbuluar se per interaktivitet online, perdoruesit shpesh perdorin nje lloj strukture sociale te perbere nga disa shtresa ose qarqe, te cilat korrespondojne me nivele te ndryshme te miqesise.
Sipas ketij kerkimi vihet re se nivelet e miqesise jane te perbere nga 5, 15, 50 apo 150 miq secili, te klasifikuara ne baze te sasise dhe shpeshtise se kontakteve qe personat kane me çdo mik. 5 jane miqte qe me te ngushte, pra ata me te miret, sasia e te folurit me te cilet eshte ne nivele te kenaqshme. Pra, te kesh mbi 150 miqesi te verteta duket si diçka e pavertete dhe qe nuk mund te realizohet kurre.
Kjo strukture eshte zbuluar nepermjet nje serie te te dhenave te marra nga rrjetet sociale ‘Facebook’ e ‘Twitter’, te kombinuara me strukturat qe perbejne marredheniet tradicionale shoqerore, pra, me ato ne jeten reale.
LEXO TE NGJASHME



















