CERN krijon antimaterien

0auto lhcarbeiter1482578580 

Ne fillim te javes shkencetaret e CERNI-t njoftuan se ja kishin dale mbane qe te prodhonin antimaterie permes goditjes me lazer dhe ta ruanin ate te qendrueshme per nje kohe relativisht te gjate.



Zbulimi u vleresua si nje hap gjigant perpara per te zgjidhur misterin e madh te formimit te universit. Teoria kryesore eshte ajo qe thote se Bing Bang-u prodhoi sasi te barabarte materiesh dhe antimateriesh pas shperthimit dhe shkencetaret jane perpjekur prej dekadash te kuptojne se perse u zhduk antimateria dhe mbeti vetem materia qe ben te mundur jeten keshtu siç ne e njohim sot.

Shkencetaret e CERN-it moren versioni me bazik te nje atomi, ate te hidrogjenit dhe arriten qe te krijojne nje antimaterie me te e ta izolojne per nje periudhe kohore te mjaftueshme per te eksperimentuar me te.

Zbulimi u publikua ne revisten “Nature”, ku autoret thone se kane eksperimentuar mjaftueshem me antihidrogjenin e krijuar dhe tashme jane duke studiuar rezultatet.

Nga vete fjala, antimateria eshte e kunderta e materies. Materia perbehet nga atomet qe kane ne qender protonet me ngarkese pozitive dhe rreth saj orbitojne elektronet me ngarkese negative. Antimateria eshte e kunderta, elektronet me ngarkese negative jane ne qender dhe protonet me ngarkese pozitive vertiten rreth tyre. Por deri me tani, shkencetaret e nuk kane mundur te krijojne nje antimaterie te perhershme per shkak te paqendrueshmerise se atomeve ne kete gjendje

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.