Keta pese tipa duhet te shmangen ne Facebook!

Sot mund ta degjojme me shpesh “Do ta bej add ne Facebook” se sa “do ta jap numrin e telefonit”,
900 milione shfrytezues te ketij rrjeti shoqeror lidhen me miqte, familjaret, miqte e punes dhe me te afermit. Ne liste te miqve gjenden edhe disa tipa te njerezve per te cilet deshironi qe te mos ishit shoqeruar kurre ne Facebook, transmeton koha.net.
Lidhja me personat e tille ne Facebook mundet, per shembull, te rrezikoje te dhenat tuaja personale. “The Huffington Post” sjell kater kategori te shfrytezuesve te Facebook, te cilet per hir te sigurise dhe “qetesise” ne Newsfeed duhet te shmangen:
1. Te panjohurit
Shumica e njerezve ne Facebook nuk kane problem te shtojne njerez qe nuk i njohin aspak. Sipas hulumtimeve te fundit çdo i pesti shfrytezues me qejf do te shtoje ndonje person krejt te panjohur per mik. Nese me te vertete deshironi te jeni ne nderveprim me njerezit qe nuk i njihni mendoni per opsionin ‘subscribe’, ashtu qe te tjereve u lejoni percjelljen e deklaratave apo statuseve tuaja pa i shtuar si miq.
2. Njerezit qe pelqejne te shtojne çdokend
Nese e dini qe ndonje person pelqen ta shtoje çdokend per mik kini parasysh qe nese parametrat e sigurise (s)jane te konfiguruar ne menyre adekuate, te dhenat tuaja jane ne dispozicion per nje numer te madh te njerezve te panjohur. Prandaj, nese ne listen e tuaj keni miq te tille, duhet t’ua pamundesoni shikueshmerine e te dhenave tuaja “miqve te miqve tuaj” ne parametrat e sigurise.
3. Ish te dashuren/dashurin e te dashurit/dashures suaj
Miqesia me ish te dashurit e gjysmes suaj tjeter atyre mund t’u zbuloje ndonje koment ose fotografi, te cilat nuk do te kishit dashur t’i shohin. Po ashtu, miqesia me personat e tille mund te jete e papershtatshme edhe per shkak te informatave qe ju nuk deshironi t’i shihni. Perveç se nese ish-at kane mbetur ne marredhenie shoqerore me partneret tuaj dhe ju keni forcen e vullnetin te mos i spiunoni ne Facebook.
4. Shefi juaj
Nese ndodh qe ne Facebook te vendosni ndonje gabim tuajin nga puna, lehte mund te pushoheni nga puna. Sigurisht, te gjithe gabojne. Mund te arrini ne situate te papershtatshme, qofte me status ose fotografi te papershtatshme. Me mire qendroni “ne te sigurt” se sa te pendoheni me vone.
5. Njerezit qe pelqejne te reklamojne gjithçka
Disa njerez e stermbushin Newsfeedin me mesazhet e kompanise qe ju nuk i percillni aspak. Nese deshironi ta parandaloni kete gje, shmangi njerezit qe punojne ne PR, muzikantet qe postojne shume video ose njerezit qe shkruajne statuse si ‘kam ngrene corn-flakes per kafjall, LOL’.
LEXO TE NGJASHME



















