Turqia ka nevoje per Apple, ne hetimet e vrasjes se ambasadorit

0mac229

Me 19 Dhjetor u vra ne kryeqytetin Turk Ankara, ambasadori Rus ne kete vend, Andrei Karlov nga nje polic jashte detyre ndersa po mbante nje fjalim ne nje galeri artesh.

Vrasesi kishte arritur te shmanget rojet e sigurise dhe te futej brenda galerise me pretekstin se ishte nje roje personale e ambasadorit.

Policia kishte arritur te gjente telefonin e Mert Altintas, nje iPhone 4S, dhe sipas raporteve paraprak thuhet se zyrtare te larte kane kerkuar nga Apple ndihme per deshifrimin e telefonit.

Nje ngjarje e cila risjell ne vemendjen tone ate qe ndodhi 10 muaj me pare mes Apple dhe nje gjykate federale ne SHBA, ngelet per tu mesuar reagimi i prodhuesit te iPhone per rastin me te fundit ku mbeti i vrare diplomati Rus.

Raportohet se Rusia ka derguar nje ekip ekspertesh te cilet do te asistojne ne deshifrimin e iPhone 4S se 22 vjeçarit Altintas. Gjasat qe Apple te refuzoje jane te larta nisur nga refuzimi qe i beri autoriteteve Amerikane lidhur me iPhone 5C-ne e atentatorit te San Bernardinos.

Byroja Federale e Hetimit arriti te thyente sigurine e iPhone 5C-se por vetem me ndihmen e nje pale te trete te ciles i pagoi plot 1.3 milion dollar.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.