MyShake, telefoni sizmiometer

Shpikesit e nje aplikacioni qe e kthen telefonin ne nje detektor termetesh thone se kane marr shkase nga performanca e rrjetit te shkences se qytetareve. MyShake, eshte publikuar per telefonat Android ne shkurt, dhe qe atehere eshte shkarkuar 200 mije here.
Telefonat kane regjistruar qindra termete ne te gjithe globin, pjesa me e vogel me magnitude 2.5. BBC sjell shembullin e lekundjeve te Oklahomes. Ky shtet nuk ka qene ndonjehere ne listen e te rrezikuarve nga termeti, por aktivitetet sizmike jane rritur si pasoje e prodhimit lokal te naftes dhe gazit.
Prof. Richard Allen i universitetit te Kalifornise ne Berkeley, thote se aplikacioni MyShake ka qene nje mjet mjaft i domsdoshem per banoret per te monitoruar se çfare ka ndodhur ne rajonin e tyre.
“Keto termete kane ndodhur si pasoje e shperthimeve te puseve. Pra ka shume gjera qe duhen kuptuar se çfare ka ndodhur, si te medhenj mund te jene keto termete dhe a kane qene te stimuluara. Ne duam tu japim mundesine njerezve te kuptojne procesin”, ka thene Allen per BBC.
Aplikacioni MyShake mbeshtetet ne nje algoritem te sofistikuar per te analizuar te gjitha llojet e ndryshme te lekundjeve nga nje açelerometer brenda telefonit. Ky algoritem eshte ‘trajnuar” per te bere dallimin mes levizjeve te perditshme te njeriut dhe ato specifikeve te termeteve. Ai punon ne bekgraund, njesoj si aplikacionet e shendetit dhe aktivitetit fizik te perdoruesit te telefonit.
Sapo shenohet nje lekundje, MyShake dergon mesazh ne serverin qendror te rrjetit telefonik, i cili me pas llogarit vendndodhjen dhe madhesine e lekundjes.
Megjithate per momentin aplikacioni eshte thjesht njoftues, si agjencite sizmiologjike. Krijuesit e saj thone se eshte ende heret, dhe se presin te behet me e sakte dhe e qendrueshme per te derguar paralajmerime.
LEXO TE NGJASHME



















