Veturat me pilotim automatik nje realitet

0000000000000000000000000000000000 makin

Marka amerikane e veturave elektrike “Tesla” po kryen investime te rendesishme ne pilotimin automatik dhe eshte aq e sigurt ne aftesite e saj, sa qe ne fund te tetorit njoftoi se te gjitha veturat e saj te reja do te jene te pajisura me pilotim krejtesisht automatik.

Per te arritur kete objektiv, automjetet “Tesla” do te jene te pajisura me nje sistem te sofistikuar sensoresh dhe videokamerash, qe i mundesojne mjetit te vezhgoje gjithe ambientin qe e rrethon, ndersa sistemit te pilotimit automatik i mundeson te reagoje duke evituar rreziqe te mundshme per sigurine.

Per t’i treguar publikut funksionimin e sistemit te pilotimit automatik ne veturat “Tesla”, kompania ka publikuar nje video zyrtare qe tregon nje nga testet e saj. Prania e shoferit ne vendin e pilotimit kerkohet nga ligjet ne fuqi, por ne video verrehet se shoferi nuk nderhyn aspak ne sistemin e pilotimit qe kryen automatikisht te gjtiha veprimet.

Ne pjesen e djathte te videos verrehet menyra se si funksionon sistemi i sensoreve dhe i videokamerave per te perceptuar ambientin rrethues. Sistemi arrin te dalloje gjithçka, nga sinjalet rrugore, vizat e korsise, semaforet, automjetet e tjera, kalimtaret madje edhe pemet.

Sipas perllogaritjeve te “Tesla”-s, duke filluar nga fundi i vitit 2017 te gjitha veturat elektrike te prodhuara nga kompania do te jene ne gjendje te transportojne pasagjeret ne menyre krejtesisht automatike.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.