Tjeter skandal per Yahoo

Ne kohen kur jane rritur shqetesimet per sigurine ne boten “online”, kompanise se njohur Yahoo i del nje tjeter skandal ne drite.
Vetem kur mendoni se çeshtja e sigurise se saj nuk mund te perkeqesohet edhe me teper, atehere keni gabuar pasi kompania provon te kunderten. Ne muajin shtator, me shume se 500 milione llogari ne Yahoo u konfirmuan se ishin vjedhur, por tani gjigandi i teknologjise thote se ne vitin vitin 2013, nje “pale e trete e paautorizuar”, siç e pershkruan Yahoo, ka vjedhur me shume se 1 miliarde llogari.
Informacioni perfshin emra, adresa email-i, “passeord”-e, por jo informacione financiare te perdoruesve te Yahoo-se. Kompania do te njoftoje perdoruesit te cilet jane prekur dhe u ka kerkuar atyre te ndryshojne menjehere fjalekalimet e llogarive.
Deri tani, ne total numri i adresave te vjedhura ne Yahoo i kalon 1.5 miliarde, numri me i larte qe shenon nje nga shkeljet me te medha kibernetike te bera ndonjehere. Skandale qe pasojne njera-tjetren, keto nuk kane bere gje tjeter veçse kane ngritur shqetesimin se sa te sigurta jane te dhenat qe perdoruesit i kane besuar Yahoo-se. Shkelja e dyte e sigurise nderkohe konfirmon qe as skandali i 1 miliard adresave te vjedhura nuk beri qe kompania te merrte masat e duhura per te parandaluar nje skeme te ngjashme te radhes.
Pas ketij lajmi, besueshmeria ndaj Yahoo ra me ritme te medha, çka u pasqyrua edhe ne humbje financiare per kompanine
LEXO TE NGJASHME



















