Hakerat mund te vjedhin kodin e sigurise se kartes ne 6 sekonda

0hacke c1200x600

Analistet paralajmerojne se hakerat mund te vjedhin kodin e sigurise se kartes Visa, ose te debitit ne vetem gjashte sekonda.

Ekspertet ne Universitetin e Newcastle ne Mbreterine e Bashkuar, thane se e gjitha kjo eshte “e frikshme”,  pasi eshte shume e lehte per te ekspozuar ne internet detajet e nje karte krediti Visa.

Duke perdorur nje metode specifike me nje laptop dhe qasje ne internet, hakerat mund te marrin te dhenat tuaja ne vetem gjashte sekonda.

Kjo metode ndoshta eshte perdorur edhe ne sulmin e fundit qe iu be Tesco bank ne Angli, e cila u detyrua qe te ndalonte te gjitha transaksionet pasi mijera kliente pane qe parate ishin zhdukur nga llogarite e tyre pergjate fundjaves ne muajin nentor. Hakeret sipas analisteve mendohet te kene perdorur metoden DGA.

Studiuesit shpjegojne se hakerat kane perdorur kombinime me datat e skadences dhe numrat CVV nga vende te ndryshme, ne menyre qe te shmangnin masat e sigurise dhe metoda e perdorur prej tyre eshte shume e thjeshte dhe nuk ka nevoje per njohuri te veçanta ose pajisje, mjafton nje laptop dhe internet.

Grabitja ne banken Tesco nga hakerat kapi vleren e  2.5 milione paund.

Vetem kartat Visa jane prekur nga vjedhja e Tesco bank, gje e cila tregon se kjo kompani e ka shume te ulet sigurine e kartave, ndersa klientet e MasterCard nuk jane te prekur.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.