Apple zbulon më të mirat e vitit 2016!

 

00apple

Apple ka njoftuar ‘Best of 2016’, listën e aplikacioneve, lojërave dhe muzikës më të mirë të vitit.

Aplikacioni më i mirë për iPhone në vitin 2016 është zgjedhur aplikacioni Prisma, ndërkohë që aplikacioni më i mirë në iPad është Sketchbook Motion.

Loja më e mirë në iPhone doli të jetë Clash Royale ndërsa për iPad, çmimi i shkoi lojës Severed.

Këngëtari Drake morri çmimet për këngën më të mirë dhe poashtu albumin më të mirë të vitit.

Për të parë listën e detajuar me të gjitha çmimet që janë zgjedhur nga Apple, mund të vizitoni ueb faqen zyrtare të kompanisë.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.