Per muaj mjalti ne Hene…vertet

0nasa mars

Konkurrenca duket se ka shtyre agjencite turistike me te medha ne bote qe te nisin te shohin qe tani pertej planetit tone.



Njera prej tyre eshte  kompania “Moon Express” e cila shpreson qe te bashkepunoje me SpaceX te Elon Musk qe ne vitin 2026 t’u ofroje klienteve te saj udhetimin drejt Henes per nje shifer modeste prej 10 mije dollare per person, sigurisht vajtje-ardhje.

“Besoj qe ne dekaden e ardhshme do te jemi ne gjendje te shohim nje zoteri te ulur ne gjunje duke i propozuar te dashures se tij per martese dhe e gjitha kjo do te ndodhe ne siperfaqen e Henes, ku pse jo, mund te kemi edhe çifti qe zgjedhin te kalojne muajin e mjaltit”, thote Naveen Jain, themelues i Moon Express.

Keto udhetime, sipas Jain mund te shfrytezohen edhe per qellime te tjera shkencore, sidomos ne fushen minerare. Ai thote se besohet qe materialet e rralla ne Toke kane origjinen nga hapesira dhe shton se ndoshta siperfaqja e Henes mund te jete e mbushur me te tille minerale.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.