Operacioni i pare me qeliza gjenetikisht te modifikuara

0screen shot 2016 03 01 at 09 47 29

Zhvillohet per here te pare tek nje njeri transferimi i qelizave gjenetikisht te modifikuara me tekniken e “prit dhe ngjit” (Crispr-Cas9) te ADN-se.

Ky operacion u zhvillua ne Universitetin kinez te Siçuanit, ne qytetin Chengdu, gjate nje eksperimentimi per te trajtuar nje tumor te rrezikshem te mushkerive.

Qelizat e imunitetit te njeriut jane marre dhe modifikuar duke çaktivizuar nje proteine qe funksionon si frenues. Ne kete menyre qelizat jane bere me agresive ndaj qelizave te tumorit dhe me pas u transferuan tek trupi i njeriut.

Aktualisht studiuesit synojne te trajtojne 10 persona te tjere me kete teknike. Objektivi i kesaj faze te pare te eksperimentimit eshte qe te verifikohet siguria e kesaj terapie, pra qe te mos kete efekte negative.

Kete eksperiment ne fushen e gjenetikes shume analiste e quajne “Sputnik 2.0” duke iu referuar satelitit te pare te nxjerre ne hapesire, qe u nis nga Bashkimi Sovietik.

Gati 60 vite me vone terreni i duelit te ri eshte gjenetika dhe Kina sapo ka marre nje fitore, me eksperimentimin e pare tek njeriu te teknikes, “Crispr-Cas9”, qe rishkruan ADN-ne.

Nderkohe qe SHBA-ka eshte duke pritur miratimin per te kryer kete lloji eksperimentimesh, ne mars te vitit 2017 nje grup tjeter studiuesish kineze po pergatit tre eksperimentime per te trajtuar tumoret ne fshikez, prostat dhe veshka.

Potencialin e madh te kesaj teknike te perpunimit te ADN-se e kishte zbuluar per here te par nje nderhyrje qe ishte zhvilluar ne vitin 2015 ne Londer, me nje teknike te ngjashme qe quhet “Talen”, per te luftuar nje semundje te rralle te leukemise tek nje foshnje.

Tani eshte gjithnje dhe me e perhapur bindja se teknika “Crispr-Cas9”, si me e lehte dhe me e efektshme nga teknikat e tjera, mund te hape rrugen per terapi me te efektshme.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.