I dashuri ''perfekt'' gjendet ne telefonin tuaj?

Rritja ne internet e lojerave qe ne thelb kane romancen, apo aplikacionet e ketij lloji po krijojne iluzionin se i dashuri perfekt ndodhet brenda telefonit. Ky fenomen po vihet re me se shumti ne Japoni.
Kur 22-vjeçarja Ayumi Saito u nda nga i dashuri i saj, ajo nuk gjeti ngushellim tjeterkund, perveçse me nje aplikacion qe shkarkoi ne telefon, i cili jep te gjitha opsionet per te krijuar te dashurin tend virtual.
Ajo u kthye ne nje nga miliona grate e tjera japoneze, qe intimitetin po ia lene ne dore fantazise dhe personazheve virtuale ne “smartphone”-t e tyre.
“Kur isha e lodhur ne fund te dites, para se te shkoja per te fjetur, ndihesha aq e lehtesuar kur degjoja fjalet e tij te embla”, thote Ayumi Saito.
Ajo qe po ndodh me Saiton nuk eshte aspak e pazakonte. Ne vitin 2014, industria e lojerave romantike ne Japoni arriti vleren e 130 milione dollareve. Ne nje shoqeri ku 44.2% e grave, gjysma e te cilave jane nga 18 vjeç deri ne 34 vjeç, nuk kane pasur asnjehere raport me nje mashkull, kjo industri duket se ka realizuar intimitet te simuluar ne Japoni.
“Keto aplikacione romantike me bejne te ndihem sikur kam rene ne dashuri vertet me dike. Djemte virtuale ne loje kane diçka qe i mungon djemve ne jeten e reale”, thote Youirka choo.
Aplikacionet jane nga me te ndryshmet. Industria po ben fitime marramendese duke iu shitur vajzave idene e “te dashurit perfekt”.
LEXO TE NGJASHME



















