Suedia vendi i pare ne bote me monedhe virtuale

koin.zfhkxpaon4

Suedia mund te behet shume shpejt vendi i pare ne Bote qe do kete nje monedhe virtuale te veten, te garantuar dhe kontrolluar teresisht nga Banka Qendrore e Suedise, Riksbank.

Diçka e tille u lajmerua nga numri dy i bankes Qendrore te Suedise duke shtuar se behet fjale per plane konkrete dhe jo vetem fjale.

Ky do te ishte nje revolucion ne boten financiare nderkombetare. Ne qarkullim ka monedha virutale, qe quhen Bitcoin, apo edhe monedha lokale autonome, si ne Barcelone, por, futja ne treg e nje monedhe virtuale te rregulluar nga Banka Qendrore do te ishte nje risi absolute.

E per me teper, behet fjale per nje nder superfuqite industriale te Botes sot, si dhe nje nder vendet me mireqenien me te larte ne nivel global. Behet fjale per nje vend, ku rritja ekonomike fiksohet prane 4%, borxhi jo me i larte se 40% e GDP-se, dhe punesimi thuajse me kapacitet te plote.

Ne Suedi gjejne strehe disa prej gjiganteve te rrjetit, si Skype apo Spotify. Corona virtuale mund te behet keshtu nje realitet shume shpejt. Tranzicioni nga paraja cash ne ate elektronike eshte nje realitet prej kohesh ne Suedi tashme.

Vlera e parase cash ne GDP-ne e vendit ka zbritur nga 10% ne 1950 ne vetem 1.5% sot. Bankat po refuzojne gjithnje e me shume transaksione me para ne dore. E njejta gje vlen edhe me dyqanet. Monedha e re pritet te njoftohet zyrtarisht brenda dy viteve te ardhshme.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.