Interneti i cuditshem ...

Pavaresisht se eshte vendi me i izoluar ne bote, interneti ekziston ne Korene e Veriut, megjithese jo ne formen qe e njeh pjesa me e madhe e globit.
Ne fakt, koreano-verioret kane akses ne nje rrjet te mbyllur qe ne gjuhen vendase quhet “Kwangmyong”, qe do te thote “Ylli i shndritshem” dhe ofrohet pa pagese per publikun, sigurisht nese me pare ploteson kushtet per ta patur ate.
Se pari, qe te blesh nje kompjuter vendin komunist duhet te aplikosh me pare per leje tek autoritetet vendase dhe nese leja te miratohet makineria e blere regjistrohet ne polici.
Pasi kalimit te kesaj hallke mund te lundrosh lirisht ne “Yllin e shndritshem”, ku ofrohen vetem 5500 faqe interneti, shumica e te cilave jane te organeve qeveritare, perfshire ketu agjencine shteterore te lajmeve dhe nje transmetim online i televizionit shteteror KCNA.
Interneti sigurohet nga nje furnizues i vetem (ISP), qe quhet “Star Joint Venture Co.” dhe dy sherbime per posten elektronike, Star Bank dhe Chesin.com.
Interneti ne formen qe e njohim ne eshte i rezervuar per nje grusht te vogel njerezish te udheheqjes dhe sigurohet permes Kines, ku kalon me pare nje sere barrierash kufizuese. Ne total, numri i perdoruesve te internetit korean perllogaritet ne pak mije persona, ndersa pjesa me e madhe e popullsise qe tejkalon 22 milione banoret as qe jane ne dijeni per ekzistencen e tij.
Sa u takon te huajve, ata mund te aksesojne internet permes sherbimit celular 3G qe mundesohet nga kompania shteterore.
LEXO TE NGJASHME



















