Njihuni me Cobot, kolegu juaj i ardhshem

00000000000000000000000000000000 fb

Njerëzit dhe robotët punojnë së bashku në një fabrikë në Baden-Wurrtemberg të Gjermanisë. CNN i ka kushtuar një artikull Cobot, roboti që fshihet pas suksesit në biznes.

Carmen është një nga dhjetëra “cobot”, koloegët robotë prodhojnë linjën gjermane të motorëve Sew. Ajo është dizenjuar të ngrejë pesha deri në 500 kg, dhe të ndihmojë lehtësisht në vendosjen e motorëve. Që kur ka shtuar Carmen, Tanja, Jessie, dhe robotet e tjera,të gjitha me emra femrash, kompania Sew ka pasur një rritje me 15% në produktivitet, dhe një rënie me 40% të kohës së prodhimit.

Në këtë fabrikë prodhohen më shumë se një milionë motorë të ndryshëm.Çelësi, thotë menaxheri i Sew, është te mënyra se si cobot ndihmojnë njerëzit. “Ne kemi krijuar një mënyrë ndryshe të punës: një bashkëpunim njeri-robot që vendos në qendër forcën e punës së njeriut”, thotë Johann Soder, menaxheri i Sew-Eurodrive.Fabrikat gjermane po fokusohen gjithnjë e më suhmë në revolucioni e robotëve.

Këtë vit, Adidas bëri të ditur se këpucët e reja prodhohen me ata që quhen robotë “speed-factory”. Edhe Volkswagen përdorë robotë për të prodhuar makinat e saj.Megjithatë Sew nuk i sheh robotët si pjesa kryesore e një fabrike të automatizuar, por si ndihmës. 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.