Audi R8 Star of Lucis, nga bota virtuale ne ate reale

Nga lojerat virtuale tek filmat e realizuar me grafike kompiuterike, te prodhuar nga “Square Enix”, nerrug. Ne filmin e famshem me grafike kompiuterike “Kingslaive: Final Fantasy XV”, qe loja virtuale do tedale ne fund te ketij muaji per “PlayStation 4”, Audi ne Japoni ka realizuar nje koncept qe quhet “R8 Star of Lucis”.
Duke pare pelqyeshmerine e ketij prototipi, Audi vendosi te prodhoje vetem nje model te kesaj veture sportive te bazuar tek modeli R8. Makina ka motorin e njohur V10 5,2 litra qe çliron 610 kuaj fuqi, dhe do te shitet me 21 nentor ne anakand me nje vlere fillestare prej rreth 430 mije euro.
E inspiruar nga modeli i lojes, “R8 Star of Lucis” (emri derivon nga mbreteria qe sherben si sfond per historine ku zhvillohet loja “Final Fantasy”) eshte ne ngjyre te zeze me motive arabeske qekarakterizojne estetiken e filmit dhe te lojes. Por jo vetem estetika eshte super ne kete makine. Sikurse thame eshte nje model unik me nje motor V10 prej 5,2 litrash i kombinuar me marshet “S Tronic”. Audi deklaron se 0-100 kilometra ne ore i arrin per 3,2 sekonda dhe kap nje shpejtesi maksimale prej 330 kilometrash ne ore.
Per sa i perket pjeses se brendshme, te frymezuar nga familja mbreterore e Lucis, Audi ka zgjedhur teperdore ma
teriale lekure. Ka instaluar nje impiant audio “Bang & Olufsen”. Normalisht qe aty do tegjeni edhe sherbimein me te fundit “Audi connect”.
Per te pasur “Audi R8 Star of Lucis”, nje makine e me te vertete mbreterore dhe moderne, duhet teregjistroheni me 21 nentor ne kete faqe (http://www.audi.jp/ff15/en/#loc) te krijuar posaçerisht per kete veture, qe nga ora 10 e mengjesit me oren japoneze. Perveç se duhet te keni ne dispozicion 430 mije eurot e nevojshme, duhet te kaloni edhe nje faze perzgjedhese qe “Audi of Japan” ka parashikuar ne rast se ka shume kerkesa.
LEXO TE NGJASHME



















