Mark Zuckerberg: Facebook nuk ka ndikuar ne fitoren e Trump

“Ideja se lajme false te publikuara ne Facebook kane ndikuar ne nje fare menyre ne zgjedhjet presidenciale eshte marrezi”. Keshtu thote Mark Zuckerberg, kreu i Facebook, duke iu pergjigjur polemikave, mbi rolin e rrjeteve sociale qe kane favorizuar fitoren e Donald Trump
Sipas disa analisteve te Facebook, per shume amerikane burimi kryesor i informacionit, ka hedhur nje sere lajmesh e videosh te vendosura si te rendesishme ne menyre false per ti dhene me shume avantazh kandidatit republikan.
“Nese mendoni se Facebook ka ndikuar ne zgjedhjet presidenciale, atehere nuk e keni kuptuar mesazhin qe mbeshtetesit e Trump kane dashur te japin”, ka thene Zuckerberg duke folur ne nje konference per teknologjine ne Kaliforni, sipas BBC.
Ne fillim te vitit rrjeti social u akuzua se ishte anti-Trump, pasi ne seksionin “trending stories” shfaqeshin vetem lajme pro demokrate. Dhe keshtu grupi i personave qe merrej me “historite me te lexuara”, u pushua nga puna dhe u zevendesuan me nje algoritem. Rezultati? Me shume lajme te konsideruara per te qeshur, perfunduan
LEXO TE NGJASHME



















