Apple ndalon "Femijet e Pasur"

Apple ka ndaluar aplikacionin “Rich Kids” (Fëmijët e Pasur), nga të gjitha pajisjet ku ishte instaluar për të ndaluar përdoruesit që të shpërndanin foto nga jeta e tyre e luksit.
Aplikacioni u krijua nga Juraj Ivan dhe Michal Harustiak muajin e kaluar dhe detyronte përdoruesit e saj që të paguanin 1 mijë paund në muaj për të postuar ekskluzivisht fotot e tyre.
Dy krijuesit e tij pranuan se ishin frymëzuar nga “Rich Kids of Instagram” ku fëmijë të pasur përreth globit kanë postuar foto nga jahtet apo avionët privatë, transmeton tch.
Por pasi një llogari në Instagram u akuzua se po publikonte milionerë fals, dyshja vendosi të krijonte aplikacionin që do të diferenconte milionerët e vërtetë nga ata fals, pasi kush tjetër përveç një multimilioneri nuk do e kishte problem të paguante 1 mijë paund në muaj për aplikacionin.
LEXO TE NGJASHME



















