Androidi - ''Mbret'' i sistemeve operative

“Androidi po ecën më mirë se ndonjëherë më parë në të kaluarën”. Kështu thuhet në një hulumtim të bërë nga “Strategy Analytics”.
Sistemi operativ i Google-it është pjesë e 87.5 për qind të të gjitha telefonëve të mençur të shitur në tremujorin e tretë prej 1 korrikut deri 30 tetor.
Në tremujorin e tretë të 2016-s sistemi operativ i Apple-it, iOS, arriti të shitej në 12.1 për qind të tregut total.
Në numra, në tremujorin e tretë u shitën 328.6 milionë pajisje me sistemin operativ Android.
LEXO TE NGJASHME



















