Bie Interneti ne gjithe boten, shkak nje tjeter sulm masiv

intern2

Interneti në të gjithë botën është përballur gjatë ditës së sotme me sulme të fuqishme kibernetike, duke rrezikur internetin në të gjithë botën.

Ndërkohë, “DYN”, kompania që menaxhon performancën e internetit, ka paralajmëruar konsumatorët e vet se për herë të tretë ditën e sotme po përballen me sulme kibernetike.

Shumë përdorues të internetit, sidomos në SHBA, kanë hasur vështirësi në aksesimin e faqeve online. Media të njohura amerikane kanë qenë në kaos, ndërsa nga rrjetet sociale “Tëitter-i” ka qenë më i prekur, duke mos funksionuar pjesën më të madhe të kohës.

“Inxhinierët tanë po punojnë për të zgjidhur këtë çështje”, njoftoi zyrtarisht DYN.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare në SHBA thotë se është duke hetuar për të zbuluar kush fshihet pas këtij sulmi masiv kibernetik. Shtëpia e Bardhë e quajti “akt kriminal” këtë sulm në internet.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.