Microsoft shumë shpejt me versionin e ri të Windows 10

1362135350739229508

Microsoft është duke planifikuar lansimin e dy përditësimeve të rëndësishme për Windows 10 gjatë muajit mars të vitit të ardhshëm.

Përdoruesi i Twitter me nofkën WalkingCat ka zbuluar disa referenca që e konfirmojnë se Microsoft është duke testuar ndryshimet e reja në sistemin operativ të saj.

Kompania pritet të jap detaje mbi përditësimet e reja në një ngjarje speciale të njohur si Surface PC që do të mbahet më vonë gjatë këtij muaji.

Disa nga përmirësimet e reja që Microsoft pritet të sjell janë edhe përditësimet në Cortana që do të ndihmojnë në komunikimin mes pajisjeve mobile dhe atyre PC.

Microsoft poashtu pritet të lansoj tiparin ‘HomeHub’ që do të ndihmojë në menaxhimin e pajisjeve ‘smart’ të kompanisë. Ky tipar poashtu pritet që të debutoj në ngjarjen e marsit.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.