Google prezanton Home, e ofron per 129 dollare

160518134830 io 2016 google home 780x439 696x392

Pajisja inovative dhe e mençur nga Google që kontrollohet me zë – Google Home ishte paralajmëruar që në muajin maj, por Google ka ndarë më në fund më shumë detaje rreth veglës së saj interesante.

Google Home  ofrohet me çmim prej 129 dollarëve – ose rreth 50 dollarë më lirë se Echo e  Amazon.

Pajisja tërheq informata dhe përgjigje nga 70 miliardë fakte që i ka gjeneruar motori më i madh i kërkimit online përgjatë këtyre viteve.

 

Home vjen edhe me Google Assistant – softuerin e kompanisë që kërkon përgjigje, cakton takimet dhe oraret, rregullon kalendarin tuaj dhe kontrollon pajisjet e mençura në shtëpi të tilla si dritat e Philips Hue dhe termostatet e Nest. Tani Home është në dispozicion për para-porosi në SH.B.A.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.