Shkencëtarët mund të kenë zbuluar një bateri që zgjatë tërë jetën

Nanotelat janë tela tepër-tepër të hollë, janë 100 herë më të hollë se fijet e flokëve të njeriut.
Studentja e doktoraturës në një universitet, Mya Le Thai, ka bërë bashkë nanotelat e arit me dioksid mangani dhe rezultatet ishin të mahnitshme.
Ajo ka zbuluar se mund të krijojë një bateri, e cila mund të mos e humbasë kapacitetin e saj kurrë.
Thai e ka testuar këtë lloj baterie më shumë se 200,000 herë në tre muaj dhe ajo s’e ka humbur kurrë fuqinë.
Ajo ka thënë se kjo lloj baterie mund të zgjasë për jetë dhe shumë thjesht mund të bëhet realitet.



















