Apple- AirPods mund ti perdorni me cdo pajisje
Apple prezantoi kufjet AirPods,dhe dukeshin sikur ato ishin dizenjuar posaçërisht vetëm për pajisjet e iOS por ne mund t’i përdorim kufjet AirPods, pasi ata mund të lidhen me çdo lloj paisje tjetër.
Megjithatë i vetmi ndryshim sipas Apple, është se përdorimi i AirPods me një pajisje tjetër jo Apple do t’i bëjë ata “ta humbasin magjinë” (lehtësia e instalimit dhe e transmetimit).“Praktikisht ato do të transformohen në një palë kufje të zakonshme,” thotë Apple.
Pra është në dorën tuaj nëse doni të shpenzoni 160 dollarë për të blerë një palë kufje që do të kryejnë të njëjtin funksion si edhe kufje të tjera me çmim më të lirë. Por nëse doni të përdorni AirPods për pajisjen tuaj mund ta bëni këtë pa problem.




















