Microsoft ndërhyn në program, ja pse

Jetojmë në një kohë ku zhvillimi i tekonologjisë po arrin majat më të larta, por shpesh privatësia dhe jeta jonë rrezikohet nga krimi kibernetik.
Prandaj kompania më e madhe kompjuterike Microsoft ka bërë disa ndryshime rrënjësore për sa i përket mbrojtjes.
Microsoft ditët e fundit ka përditësuar 50 pika të dobëta të saj në, dhe 26 në Flash Player. Këto përditësime në siguri janë të ndara në 14 njësi, duke përfshirë 1 për Flash Player, ndërsa 7 nga përditësimet cilësohen si shumë kritike.
Dobësitë janë në Windows, Internet Explorer, Microsoft Edge, Microsoft Exchange, Microsoft Office dhe shërbimi i Microsoft Office në ueb dhe në aplikacion.
Të gjithë që përdorin këto shërbime duhet t’i përditësojnë apo menjëherë, pasi nëpërmjet këtyre dobësive hakerët mund të mashtrojnë përdoruesit për të hyrë në ueb faqe të komprometuara, apo për të hapur në mënyrë specifike disa file me viruse.



















