Risitë e iPhone 7

iPhone 6 Bends Beneath 70 Pounds1 650x365

iPhone 7 pritet të prezantohet në 7 Shtator nga Apple.

Risitë nuk janë vetëm për sa i përket parametrave sepse gjigandi i teknologjisë përflitet se do të sjellë larmi ngjyrash.

Portalet mbi teknologjinë shkruajnë se iPhone i ri do të vijë në pesë ngjyra të ndryshme.

E përditshmja britanike “Mirror” shkruan se iPhone 7 do të ketë gjithashtu përmirësime sa i përket kameras, duke e bërë edhe më të pëlqyer për të gjithë ata që janë të apasionuar pas fotografisë.

Ai do të ketë 4 drita LED Flash, dy më shumë nga iPhone 6s. Kamera e iPhone 6S është vlerësuar gjerësisht, megjithatë kompania vijon ta përmirësojë, duke konkuruar kështu marka si Samsung, Sony dhe Huawei.

Kamera e iPhone 7 Plus do të ketë dy lente, 12 megapiksel, një kënd të gjerë dhe një telefoto.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.