BELGJIKASIT GJETEN LOJE ME INTERESANTE SE 'POKEMON GO'

20160828224113 belgjikasit gjeten loje me interesante se pokemon go m

Avelin Gregoar, arsimtar në shkollë fillore në Belgjikë krijoi një lojë online e cila u mundëson njerëzve të "gjuajnë" libra në vend të monstave nga "Pokemon Go". Loja inovative është e disponueshme në një grup në "Facebook", i quajtur "Chasseurs de livres", që do të thotë "Gjuetarët e librave". Për momentin janë rreth 40.000 përdorues.

Si funksionon loja?


Lojtarët marrin fotografi nga libri dhe pastaj duhet ta fshehin, në grupin postojnë disa këshilla dhe tregues për ti nxitur të tjerët që ta kapin atë libër. Menjëherë sa të përfundoni me leximin el ibrit, duhet ta çoni në natyrë.

Pasuritë e fshehura përfshijnë një spektër të gjerë të librave, duke filluar nga ngjarjet horror të Stiven Kingut deri tek përrallat për fëmijë. Ato janë të mbështjellura me plastikë të tejdukshme dhe të vendosura në gropa dhe qoshe të qyteteve të Belgjikës.

Duket që loja u popullarizua mjaft, sepse raportet e fundit thonë që interesi për "Pokemon Go" mund të bie. Sipas të dhënave nga Bloomberg, shfaqet numër i zvogëluar i përdoruesve të "Pokemon Go", nga pothuajse 45 miliona brenda ditës, në 30 miliona për më pak se një muaj.

Këto ndoshta janë lajme të mira për Gregoar që në momentin mendon se si ta shndërrojë lojën e tij online në aplikacion duke marrë parasysh që u bë hit i madh në Belgjikë.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.