Apple vjen me 16 shtator me dy iPhone, iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus

00000apple

Sipas raportit më të ri bëhet e ditur që Apple do të lançojë dy pajisje , iPhone 7 me ekran 5 inç dhe 7 Plus me ekran prej 5.5 inç dhe jo siç flitej që do të prezantoheshin 3 modele të iPhone duke përfshirë dhe iPhone 7 Pro.

iPhone-ët e ri priten te dalin në treg me 16 shtator, dhe do të vijnë me një numër përditësimesh dhe tiparesh të reja që përfshijnë procesorin A10 dhe RAM memorien prej 3GB.

Specifikat tjera të pajisjeve poashtu pritet të jenë ekranet me rezolucione të përmirësuara dhe kamerat e reja. iPhone 7 pritet të ketë kamerë 12 megapikselësh ndërsa iPhone 7 Plus kamerë dyshe prej 12 megapikselëve.

Të dy pajisjet do të funksionojnë përmes sistemit të ri operativ të Apple, iOS 10

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.