Po vjen Nokia…

1054854image272 550x302 1

Kur ka qenë hera e fundit që keni përdorur një celular Nokia? Hmm… sigurisht ka kaluar një kohë e gjatë!
Por për ata që kanë qenë duke menduar se “ku ka mbetur Nokia”, ne kemi disa lajme të mira. Sipas raporteve të fundit, Nokia është duke u rikthyer në tregun e celularëve të mençur.

Microsoft bëri të ditur kohët e fundit se ia ka dhënë biznesin e vjetër të celularëve të Nokias Foxconn-it dhe një kompanie finlandeze të quajtur HMD Global Oy, transmeton Gazeta Express.

Është bërë e ditur se HMD është duke kërkuar të drejtat për të përdorur emrin e Nokias në celularë dhe tabletë për dhjetë vitet e ardhshme.

Kjo do të thotë se ne shumë shpejtë do të mund të shohim celularë të prodhuar nga Nokia të cilët veprojnë me Android.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.