Zbulohen ndryshimet e papritura te Apple tek iPhone i ri

 iPhone 7 concept 970 80 albest

Butoni i raportuar duket të jetë i ngjashëm me “trackpad”-in e ri që gjendet në laptopët “Apple”.

Telefoni i ri do ta përfshijë pajisjen elektronike (harduer) të përmirësuar dhe një kamerë plotësisht të re të dizajnuar që përfshin dy lente për cilësi më të mirë të fotove dhe përmirësimin e performancës së dritës së lehtë, sipas një raporti të ri të “Bloomberg”-ut. Por, ndoshta ndryshimet më të mëdha janë ato që nuk do të jenë në telefonin e ri, shkruan “The Independent”.

“Apple” do ta bëjë edhe heqjen e raportuar më parë të “jack” kufjeve tradicionale, që gjithashtu kompania është duke planifikuar për ta hequr butonin tradicional që shtypet me një klikim fizik, sipas burimeve të besueshme.

Në vend të saj do të jetë një buton që stimulon ndjesinë e shtypjes së butonit të vërtetë, pa lëvizur në realitet.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.