Prezantohet makina e parë në botë e ndërtuar me Titanium

Kjo është vetura e parë cila është ndërtuar tërësisht me këtë material super të lehtë dhe të fortë, material ky i cili deri tani është përdorur vetëm ne aeroplanët luftarak dhe projekte të mëdha qeveritare të sigurisë dhe eksplorimeve hapësinore.
Icona Vulcano Titanium është super-vetura Italiane-Kineze e cila është ndërtuar tërësisht nga Titaniumi. Kjo veturë është prezantuar në Pebble Beach Concours d’Elegance dhe tani ka dalë në shitje.
Vulcano Titanium vjen me motor supercharged 6.2-litër V8 i cili është marr nga C6 Corvette ZR1 dhe prodhon 670kf. Përshpejtimin nga 0-100km/h e arrin për 2.8 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 350km/h.
Trupi i kësaj veture është punuar i gjithi me dorë dhe ka konsumuar rreth 10,000 orë punë. Çmimi i kësaj super-veture është 2.5 milion Euro.



















