Facebook me një tjetër risi

640 facebook mobile

Facebook kopjon Snapchatin. Risia më e re ka të bëjë me filtrate. Të gjithë jemi familjarizuar me mënyrën si Snapchat apo rrjetet e tjera të ngjashme me bazë fotografinë funksionojnë, por tani bëhuni gati për versionin eFacebook të filtrave.

Kompania është duke provuar filtrat me fillimin e Lojërave Olimpike në Brazil.

Në vend të tekstit “Çfarë keni në mendje?” në përditësimin e statusit, përdoruesit tani do të shohin një dritare të kamerës së hapur, duke realizuar kështu premtimin e Mark Zuckerberg për t’i vendosur videot në zemrën e gjitha aplikacioneve të Facebook.

Veçoria e re përmban integrimin e parë zyrtar të blerjes së fundit të Facebook-MSQRD-apo filtrat e animuar, të cilët janë të ngjashëm me ata të Snapchat.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.