Kjo është makina e re BMW X7, luks, forcë dhe hapësirë

2018 BMW X7 render 750x563albest

BMW planifikon që në fund të vitit 2018 të sjell SUV e cila qëndron në maje të linjës X. Makina e re BMW X7 do të jetë më i madh se X5 apo X6 dhe do të jetë rival i Mercedes-Benz GLS dhe Range Rover.

Auto Zeitung.de, raportoi se ky model i X7 tani është duke u testuar në rrugët publike dhe bazohet në platformën e gjeneratës së re të X5.

Modeli ne fjale do të jetë më i gjatë se X5, me saktesisht 5.25 metra i gjatë dhe do të mbajë 7 pasagjerë në një luks maksimal që BMW ka ofruar ndonjëherë.

Motorët pritet të vijnë nga BMW Seria 7, pra motori I6 3.0-litër me turbo të dyfishtë nga 740i dhe motori V8 4.4-litër me turbo të dyfishtë nga 750i.

Ka gjasa që të ketë një model hibrid dhe një tjetër variant sportiv me motor V12 6.6-litër nga M760Li, por mos prisni që ky model të vijë me motor 2.0 –litër dizel.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.