Nëse keni iPhone jeni në rrezik, duhet të bëni menjëherë këtë veprim

 1BN NF598 ptech0 H 20160323105214

Përdoruesit e iPhone në të gjithë botën këshillohen që të përditësojnë sistemin operativ, me versionin më të fundit të iOS, për të parandaluar hacker –at që t’ju vjedhin të dhënat.

Alarmi vjen pasi ekspertët për sigurinë zbuluan një defekt që mund t’i japë mundësinë hacker –ave që të futen në iPhone thjeshtë duke iu dërguar një mesazh.

Mesazhi përmban një imazh të modifikuar që gënjen iOS që t’i japë akses për të një pjesë të kodeve të tij.

Një moment që kanë arritur të futen në telefon, hacker -at mund të fusin kode që infektojnë memorien e iPhone dhe vjedhin informacione të website dhe fjalëkalimeve të emaile -ve.

Ky problem prek të gjitha paisjet iOS, përfshirë iPhone, iPads dhe iPod Touches, ashtu sikurse dhe OSX të kompjuterave Mac.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.