Ky është tuneli i parë pluskues në botë

Ky projekt për të cilin janë ndarë 25 miliard dollarë amerikan pritet të ndërtohet në rrugët e Atlantikut në Norvegji ku do të zëvendësohen urat e larta dhe të rrezikshme.
Ky tunel do të zhytet rreth 30m brenda në ujë dhe do lidhet me disa pajisje pluskuese në sipërfaqe të ujit.
Si projekti i parë i këtij lloji, projektimi dhe implementimi i tij do të jetë një sfidë e jashtëzakonshme për inxhinierët. Nëse çdo gjë shkon sipas parashikimeve, ky projekt pritet të përfundoj në vitin 2035.



















