Meizu M3S,smartphone me nje skaner shenjash gishtash

Meizu m3 a

Vetëm disa muaj pas lançimit të smartphone-it $92 me një proçesor 64-bit octa-core dhe një ekran HD 5 inç, prodhuesi i smartphone-ve Kinez, Meizu, ka zbuluar një model pak më të mirë me çmim pak më të lartë.

Meizu M3S i ri ngjason shumë me Meizu M3, por modeli i përditësuar ka një skaner shenjash gishtash dhe një bateri më të madhe.

Telefoni përmban një shasi metalike dhe vjen në ngjyrat ari, argjendi, gri, dhe rozë. Çmimet pritet të fillojnë nga 699 juan ($106) për modelin me 2GB RAM dhe 16GB hapësirë. Kurse modeli me 3GB RAM dhe 32GB hapësirë pritet të shitet për 899 juan ($136).

Çdo model ka një ekran 5 inç, 1280 x 720, një proçesor ARM octa-core MediaTek MT6750 Cortex-A53, GPU Mali-T860, një kamer mbrapa 13MP, kamer para 5MP, 802.11b / g / n WiFi, Bluetooth 4.0, mbështetje 4G LTE, dhe një bateri 3,020 mAh.

Meizu M3S vjen me Android 5.1 Lollipop, ku sipër saj do shihni ndërfaqen e Flyme OS të Meizu-së.

Pajisja ka dy vende karte nano SIM, edhe pse ju mund të përdorni njërën për kartë microSD.

Ashtu si shumica e smartphone-ve Meizu, M3S do të jetë në dispozicion fillimisht vetëm në Kinë, megjithëse nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen, smartphone-i të gjej rrugën e tij dhe në tregjet e tjera.

Meizu1

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.