Twitter sjell nje aplikacion qe ndihmon te famshmit te bisedojn me fansat

Twitternewfansprog

Për të ndihmuar të famshmit, figurat publike dhe influencuesit e tjerë që janë shumë të angazhuar me audiencën e tyre, Twitter ka sjellë një aplikacion të ri të pavarur që ofron një shërbim të dobishëm. Aplikacioni i quajtur në mënyrë të përshtatshme Engage (Angazhohu) është i ndarë në tre seksione kryesore. Së pari, ka një seksion që ju lejon ju të dini kur dikush i verifikuar ju ndjek, ose ju përmend në një Tweet. Gjithashtu është edhe një seksion “Understand” e cila tregon pëlqimet, retweets, përmendjet, përshtypjet dhe më tepër.

Për detaje mbi tweet-et individuale, tab-i “Posts” ofron numra më specifike. Aplikacioni Engage nuk shfaqë një timeline. Ndryshe nga aplikacionet e tjera, Engage do të jetë e hapur për të gjithë përdoruesit dhe jo vetëm për llogaritë e verifikuara. Ky është një koncept i ngjashëm me aplikacionin Facebook Mentions e cila ndihmon “figurat publike” të qëndrojnë në krye të imazhit të tyre të internetit, vetëm se këtë herë do të jetë në dispozicion për të gjithë në Twitter. Sa i përket Engage, do të jetë në dizpozicon që sot vetëm për përdoruesit e iOS. Na vjen keq për fansat e Android.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.