GJITHÇKA MBI FRIGORIFERIN E SË ARDHMES!

frigoriferi blog lorena stroka shkrime frigoriferi ne te ardhmen 1

Pak kohë më parë Electrolux Design Lab zhvilloi një konkurs mbi fushën e ftohjes, në të cilin morën pjesë projektues nga e gjithë bota. Aty u paraqitën pajisje të ndryshme bashkëkohore, të ri modeluara, për të qenë sa më të dobishme në të ardhmen.

Bëhet fjalë për Bio Robot Refrigerator, një frigorifer i veçantë i projektuar nga rusi Yuriy Dimitrov. Bio Robot është një pajisje shumë e hollë e mbuluar me xhel të hollë, e cila ka aftësinë të ftohë në mënyrë të shkëlqyer çdo lloj ushqimi.

Frutat, perimet dhe ushqimet e tjera vendosen në brendësi të xhelit dhe ruhen të freskëta për shumë kohë. Pajisja e zgjuar nxë shumë pak vend pasi nuk ka mekanizëm të rëndë si frigoriferët e tjerë bashkëkohorë, në këtë mënyrë 90% e pajisjes përdoret vetëm për ruajtjen e freskët të produkteve. Mund të montohet horizontalisht, vertikalisht në mur, ose akoma dhe në tavan. Xheli nuk ka erë, nuk ka veti ngjitëse, ndërsa “bio robots” e pranishëm në xhel përdorin luminescence, një dritë që prodhohet në temperatura të ultra.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.