PhoneSoap, pajisja që pastron telefonin tuaj nga bakteret dhe viruset

soap

Gjithka ju prekni me duar, ushqime, baktere, pluhur, mund të transferohet në telefonin tuaj. Për këtë arsye ka një shqetësim se si t’i mbajmë telefonat të pastër në këtë kohë epidemie.

Një pajisje e quajtur PhoneSoap duket se ka gjetur zgjidhjen.

Ajo vret mikrobet me anë të rrezeve ultravioletë, por ende nuk është testuar nëse është efektive kundër COVID-19. Pavarësisht kësaj, blerjet për këtë pajisje janë rritur me 20 herë.

Lloji i rrezeve që pajisja përdor quhen UV-C dhe dëmtojnë bakteret e viruset, në mënyrë që ata të mos shumohen.

PhoneSoap vret 99.99% të baketereve që gjenden në shtëpi, duke përfshirë E.coli dhe salmonelën, sipas firmës.

Ende nuk dihet nëse kjo pajisje është një zgjidhje kundër virusit vdekjeprurës.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.