Njihuni me trenin super luksoz te 2017-es

Një tren i ri super luksoz që do të udhëtojë nga Guildford në Londër po projektohet për t’u nxjerr në qarkullim në vitin 2017.
Treni i quajtur “The Belmond Andean Explorer” do të jetë një nga mjetet më luksoze të transportit hekurudhor i cili do të marr pasagjerë nga Cusco, kryeqyteti i lashtë i Perandorisë Inca, do të përshkojë fushat më të larta të Andeve, duke kaluar pranë bukurisë reflektive të Liqenit Titikaka në Arequipa, një vend i mbrojtur nga UNESCO.
Por ajo që e bën udhëtimin me këtë tren kaq të veçantë, është luksi brenda vagonëve të tij që do t’i bëjë udhëtarët të ndihen si në ëndërr. Aty ata do të kenë mundësinë të akomodohen në dhoma luksoze ose suita me gjithçka të nevojshme brenda. Treni do të jetë i modeluar si një hotel modern, me ambiente kokteji dhe piano për fëmijët.
Po ashtu brenda tij udhëtarët do të mund të ushqehen në dy dhoma ngrënieje me pjatat e përgatitura nga shefat e kuzhinës të Belmond Hotel Monasterio, në Cusco. Pas darkët së shijshme, udhëtarët mund të shijojnë natyrën nga kuverta e hapur në pjesën e prapme të trenit me 34 dhoma gjumi. Të interesuarit për të udhëtuar me trenin luksoz duhet të paguajnë 323 paund për person në natë.






















