I jashtezakonshem, ky eshte Mercedes Brabus 850 6.0 Cabrio

Në garën 24 orëshe në La Sarthe, Brabus debutoi me modelin Mercedes Barabus 850 Cabrio. Ky model është i bazuar në Mercedes AMG S63 Cabrio, por në vend të motorit 5.5-litër V8 me turbo të dyfishtë dhe 577kf, versioni nga Brabus vjen me motor 6.0-litër me 838kf.
Përshpejtimin nga 0-100km/h e arrin për 3.5 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 350km/h. Kjo e bën këtë model më të shpejtin Cabrio me 4 ulëse. Brabus, gomat e këtij modeli nuk do të mund të duronin shpejtësi më të madhe se kjo.




















