Nxënësit zviceranë duhet të mësojnë programimin 

zvicerL1010264 Kopie

Ish shefi i bankës kombëtare, Philipp Hildebrand, pret që nxënësit në shkolla përveç leximit të mësojnë edhe programimin.

Top menaxheri kërkon një ofensivë arsimore: Në shkollat zvicerane të mësohet programimi. Ky është trendi nga i cili nuk varen më vetëm ndërmarrjet, por edhe shtetet. Këtë ai e ka kërkuar në fjalimin e tij në Swiss Economic Forum, transmeton «20 Minuten».

Sipas tij, programi shkollor zviceran ka ngelur në kohën e revolucionit të parë industrial, ndërkohë që për t’u pajisur për revolucionin e katërt industrial lypset më tepër. Për Philipp Hildebrand programimi është i krahasueshëm me shkrimin, ndërsa shërbimi me aplikacionet është e barabartë me leximin.

Ai ka kujtuar tempon e shpejtë të zhvillimit të teknologjisë dhe se momentalisht po e përjetojmë revolucionin më të madh teknik të të gjitha kohërave. Dhe, Zvicra në këto zhvillime duhet të jetë një ndër të parat. Në këtë drejtim, sipas tij, shkruan dialogplus, po spikat Kina – ajo është në avantazh. Ndonëse përveç kritikës për sistemin shkollor, ai ka pasur edhe fjalë të mira për Zvicrën: Modeli ekonomik zviceran është një histori suksesi. Vendi është dëshmuar si një port i sigurt dhe i hapur.

Ekonomia zvicerane po rritet prej dhjetë vitesh më shumë se sa mesatarja e vendeve të OECD-së. Dhe një arsye e rëndësishme për këtë është eksporti i lartë. Hisja e tij prej 60 për qind në bruto-produktin e brendshëm në raport ndërkombëtar është një standard i lartë dhe më i lartë se te kampioni i eksporteve – Gjermania. Prandaj, sipas tij, është rritur edhe mirëqenia e Zvicrës.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.