Izraeli prodhon ujë nga ajri

shpikjet

Në rast të shterimit të burimeve të ujit, Izraeli e ka gati zgjidhjen që të prodhojë ujë nga ajri duke përdorur një teknologji të patentuar.

Këtë “fantazi” në dukje e ka kthyer në realitet kompania izraelite “GENNY”, e cila në fokus të saj ka projektet inovative me bazë shkencore. Ky zbulim ka marrë çmime të shumta ndërkombëtare, në panairet e zhvilluara për këtë fushë.

Kompania përdor teknologjinë për të marrë ujin atmosferik duke përdorur këtë teknologji unike. Ajo prodhon 30 litra ujë të pijshëm çdo ditë. Teknologjia funksionon kështu: një pajisje thith ajrin në sistemin atmosferik, dhe gjeneruesin e ujit. Aty një filtër i brendshëm pastron ajrin nga pluhuri.

Sapo të pastrohet, ajri drejtohet nëpërmjet ndërruesit të nxehtësisë dhe procesit ftohës, dhe kondensohet në ujë.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.